DPSHTRR Kontrolli Teknik - Statistikat e periudhës Qershor-Korrik

Data e lajmit: 27 Jul 2021

Prej 31 Majit, 2021, shërbimi ekskluziv i Kontrollit Teknik është rikthyer nën administrimin e DPSHTRR-ës, ku gjatë periudhës Qershor-Korrik janë testuar 57,936 mjete rrugore nga të cilat:

68% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete (4 deri 8+1).

20% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete kamiona.

5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete autobusa.

3.2% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete rimorkio.

3.5% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete motomjete.

0.3% e mjeteve të cilat kanë kryer Kontroll Teknik kanë qenë automjete mjete ndërtimi/punimi toke.

12,679 mjete ose 22% e totalit të mjeteve janë ngelur/refuzuar.
10,454 (82.5%) mjete janë ritestuar pas riparimeve dhe plotësimit të normave!

1,916 (15.1%) mjete të ngelura, u ndalohet qarkullimi dhe priten për t’u riparaqitur në testim pas riparimeve.

309 (2.9%) mjete të refuzuara, u ndalohet qarkullimi (xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte të rënda në sisteme, pamje e jashtme jo e rregullt).

DPSHTRR, ka si qëllim rrugë e qytete më të pastra dhe më të sigurta, sepse mjetet e rrezikshme për jetën e drejtuesave të mjeteve, por edhe të pasagjerëve e përdoruesve të tjerë të rrugës nuk do të dot më Testin e Kontrollit Teknik.

Këta drejtues mjetesh do të jenë ngelësa në kolaudim dhe një rrezik më pak për ndotjen dhe qarkullimin rrugor.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, i bën thirrje të gjithë qytetarve që të riparojnë brenda afateve ligjore mjetet rrugore nën pronësinë e tyre. Çdo mjet duhet të kontrollohet  përpara çdo udhëtimi.

Kodi Rrugor, Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4, ju bën direkt përgjegjës nëse dilni në qarkullim me mjete rrugore me probleme teknike ose funksionale. Penalizimet: masa, gjoba, pezullim licensash, por edhe pezullim totalisht i mjetit për qarkullim rrugor.

Denonco çdo anomali të mjeteve rrugore në webin tonë:

www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #KontrolliTeknik #Kolaudimi #MIE #UljeNdotjeje #RrugëMëTëSigurta #Disiplinim #AutomotorizimiShqiptar