DPSHTRR në bashkëpunim me MIE, inicioi fazën e parë të diskutimeve mbi draft propozimin për disa ndryshime të VKM Nr. 633, datë 26.10.2018

You are here

DPSHTRR në bashkëpunim me MIE, inicioi fazën e parë të diskutimeve mbi draft propozimin për disa ndryshime të VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 " PËR MASAT KUNDËR NDOTJES SË AJRIT NGA SHKARKIMET E MJETEVE MOTORIKE DHE REDUKTIMIN E SHKARKIMEVE NË AJËR TË NDOTËSVE TË GAZTË DHE TË LËNDËS SË NGURTË PEZULL…", i ndryshuar.

Në një tryezë të përbashkët mirëpriti palët e interesuara ku u diskutuan propozimet mbi ndryshimin e normave kufitare të kategorisë mjedisore për mjetet e reja dhe ato të përdorura, gjithashtu u diskutuan elementë të tjerë me rëndësi për verifikimin e kategorisë mjedisore!

 Përmes këtyre ndryshimeve DPSHTRR synon të unifikojë normat kufitare të kategorisë mjedisore me standardet e BE-së, me qëllim zhvillimin e një flote mjetesh që dëmtojnë sa më pak mjedisin përmes emetimeve dhe mbrojtjen e shëndetit të komunitetit.

 Shkëmbejmë ide dhe bashkëpunojmë me grupet e interesit për standartizimin e shërbimeve të automotorizimit shqiptar!

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”