DPSHTRR Një Institucion Miqësor ndaj Katërputroshëve

You are here

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kafshëve, sjellim vëmendjen tek kujdesi dhe mirëqenia e tyre në rang global.

Prej 97 vitesh tashmë, me një komunitet individësh, organizatash dhe institucionesh, ku bëjmë pjesë edhe ne, lobohet për ndërgjegjësimin dhe kultivimin e një ambienti të përshtatshëm #petfriendly për të ofruar kushte mikpritëse për katërputroshët.

Si një institucion miqësor ndaj katërputroshëve , ju ftojmë të vini në çdo Drejtori Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar me tuaj, ku s'keni përse të kushtëzoheni më nëse ju duhet të vini në sportelet tona me shokun tuaj besnik.

 Mund t'ju vijë në ndihmë edhe faqja jonë zyrtare, ku kemi krijuar një rubrikë të posaçme me informacione si t'i mbani kafshët në ambientet tona, dhe gjithashtu informacion i përgjithshëm mbi përgjegjësinë sociale për katërputroshët tanë të dashur.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”