DPSHTRR pjesë e webinarit ndërkombëtar mbi sistemin e ri Entry/Exit (EES)

You are here

DPSHTRR pjesë e webinarit ndërkombëtar mbi sistemin e ri Entry/Exit (EES)

Rreth 100 përfaqësues nga vende të ndryshme morën pjesë sot online në sesionin informues të organizuar nga Transport Community Secretariat dhe udhëhequr nga DG HOME, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të disa sektorëve të DPSHTRR.

Tema kryesore:

Prezantimi dhe funksionimi i Sistemit të Hyrje/Dalje (EES) – një sistem i ri për regjistrimin e shtetasve të vendeve të treta që hyjnë në Bashkimin Evropian. Sipas Komisionit Evropian, ky sistem pritet të nisë më 12 tetor 2025 dhe do të zbatohet gradualisht në të gjitha vendet anëtare gjatë gjashtë muajve të parë.

Qëllimi i EES:

Modernizon kontrollet kufitare dhe regjistrimin e udhëtarëve.

Siguron respektimin e rregullit 90 ditë brenda 180 ditëve.

Lehtëson dhe shpejton kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve në kufi.

Përfitimet për transportuesit dhe udhëtarët:

Regjistrimi paraprak zvogëlon kohën e pritjes në kufi.

Redukton rrezikun e tejkalimit të ditëve të qëndrimit.

Modernizon menaxhimin e fluksit të automjeteve dhe udhëtarëve.

Pas prezantimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të përfshiheshin në një sesion pyetje-përgjigje (Q&A), për të adresuar çështje praktike mbi funksionimin dhe implementimin e këtij sistemi.

Pjesëmarrja në këto aktivitete tregon angazhimin e DPSHTRR për të qëndruar në linjë me zhvillimet më të fundit evropiane në fushën e transportit dhe sigurisë kufitare, si dhe për të shërbyer si urë informimi e mbështetjeje për subjektet e transportit dhe qytetarët që oreken nga këto rregullore të reja.