DPSHTRR vijon me përkushtim organizimin e trajnimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit!

You are here

DPSHTRR vijon me përkushtim organizimin e trajnimeve për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit!

 Në kuadër të angazhimit në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare, pranë ambienteve të DPA u zhvillua pjesa e rradhës e trajnimit mbi Standardin ISO 17024:2012, me fokus të veçantë mbi lëshimin e dëshmive si dhe kërkesa të përgjithshme për trupat të cilët kryejnë vlerësimin e njohurive të aplikantëve.

 Trajnimi përfshiu diskutime interaktive, raste konkrete nga praktika e përditshme dhe shkëmbim eksperiencash ndërmjet pjesëmarrësve nga strukturat e DPSHTRR dhe DRSHTRR.

 Falenderojmë sërish Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, Standardizimit dhe Protokoll-Arkivit për organizimin, si dhe DPA për bashkëpunimin e vazhdueshëm profesional.

 Angazhimi ynë për rritjen e standardeve dhe efikasitetit vazhdon me trajnime të tjera të dedikuara për fushat specifike të veprimtarisë sonë!

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”