DPSHTRR vijon misionin e saj në rritjen e Sigurisë Rrugore.

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore për Sigurinë Rrugore pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë së Shtetit, vijon misionin e saj në rritjen e Sigurisë Rrugore përmes ndërgjegjësimit të Drejtuesve të Mjeteve mbi detyrimet që lindin nga zotërimi i mjetit, konkretisht duke evidentuar në terren mjetet pa kontroll teknik, pa shlyer taksat vjetore dhe pa siguracion të vlefshëm! 

Vend stacioni i kontrollit të rradhës: Aksi Milot - Fushë Krujë

Qëllimi kryesor i këtij aksioni: Evidentimi i mjeteve të cilat nuk përmbushin detyrimin e pagimit të Taksave vjetore të detyrueshme për mjetet e përdorura dhe ndërgjegjësimi i tyre mbi përgjegjësitë e detyrimeve periodike që burojnë nga posedimi/përdorimi i mjetit rrugor.

Rezultatet e Kontrollit:

Makina e-Monitoruese Inteligjente e DPSHTRR-së, skanoi mbi 170 mjete rrugore të cilat rezultuan pa shlyer Taksën Vjetore të detyrueshme.

DPSHTRR vë në dukje!

Parregullsitë në dokumentacionin e mjeteve rrugore sjellin:

 Pasoja të rënda për sigurinë publike;

 Mjete të pakontrolluara teknikisht;

 Evazion fiskal;

 Cënim të sigurisë rrugore;

 Mosmbulim dëmesh nga aksidentet;

 Dëm ekonomik e varfërim të arkës vendore e qendrore, paligjshmëri e shmangie detyrimesh!

JINI QYTETARË TË PËRGJEGJSHËM! 

Tags: