Dr.Christian Mettke Folës Forumi - Transporti Publik & Lëvizshmëria e Gjelbër

Data e lajmit: 02 Jun 2022

Një nga folësit që do të ndajë eksperiencën e tij, në forumin e "Transportit publik dhe lëvizshmërisë së gjelbër", më datë 18 Qershor, në Automotive Fair Albania, është Dr.Christian Mettke.

Dr.Mettke, është menaxher projekti dhe ekspert i lëvizshmërisë në agjensinë gjermane "Giz". Së bashku me ekipin e tij, po mbështesin qeverinë shqiptare dhe bashkinë e Tiranës, në sektorët e modernizimit të transportit publik dhe përmirësimin e infrastrukturës së çiklizmit në Tiranë. 

Në galerinë e fotove, do të njiheni më shumë mbi Dr. Mettke, si dhe programin e këtij forumi.

Për më shumë informacion mbi Automotive Fair  Albania, vizitoni: www.automotivefairalbania.al