Drejt Përfundimit Investimet Në DRSHTRR Korçë

Data e lajmit: 28 Jun 2022

Janë drejt përfundimit punimet në kantierin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë. Ky kompleks i drejtorisë rajonale është ndëtuar tërësisht i ri, me kushte dinjitoze për shërbimet e transportit rrugor që do të ofrohen në qarkun juglindor.

Ky investim për transformimin rrënjësor të automotorizimit shqiptar eshtë zhvilluar me fondet 100% nga vetëfinancimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.