Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dënon me forcë publikimin e lajmeve të pavërteta dhe të pabazuara në fakte, që synojnë të dëmtojnë përpjekjet tona për të ofruar shërbime efikase, të shpejta dhe cilësore për çdo qyteta

You are here

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dënon me forcë publikimin e lajmeve të pavërteta dhe të pabazuara në fakte, që synojnë të dëmtojnë përpjekjet tona për të ofruar shërbime efikase, të shpejta dhe cilësore për çdo qytetar, deri te i fundit që kërkon shërbim.

Deklaratat e fundit të publikuara në media apo rrjete sociale, ku pretendohet për kaos, korrupsion dhe futje pa radhë kundrejt pagesave të paligjshme në zyrën tonë në DRSHTRR Tiranë (Kashar), janë plotësisht të pavërteta dhe nuk mbështeten në asnjë provë konkrete. Ky është një rast tipik i lajmeve të rreme (fake news) që synojnë të dëmtojnë imazhin e institucionit dhe të cënojnë besimin e publikut.

DPSHTRR thekson se:
• Të gjitha shërbimet tona monitorohen në kohë reale përmes sistemeve të dixhitalizuara dhe kamerave të sigurisë;
• Nuk tolerohet asnjë formë abuzimi apo trajtim preferencial;
• Çdo qytetar mund të denoncojë raste të dyshimta me prova konkrete përmes kanaleve tona zyrtare;
• Platforma Rezervo Online shmang pritjet dhe radhet fizike, duke i dhënë përparësi organizimit dhe transparencës.

Ftojmë mediat dhe qytetarët të verifikojnë çdo informacion përpara publikimit, duke shmangur përhapjen e lajmeve të pavërteta që vetëm krijojnë konfuzion dhe dezinformim.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga