Është bukur kur rezultatet e eventeve kalojnë çdo pritshmëri!

You are here

Është bukur kur rezultatet e eventeve kalojnë çdo pritshmëri!

I tillë ishte Panairi i Karrierës 2025, organizuar nga Universiteti Politeknik i Tiranës, ku DPSHTRR pati kënaqësinë të jetë pjesë! 

Në çdo bisedë e takim me studentët ndjemë energjinë, pasionin dhe dëshirën e tyre për të sjellë një këndvështrim të ri në tregun e punës.

Të rinj me dije, me vizion dhe me dashuri për profesionin — një kombinim që na motivon të vazhdojmë të investojmë në brezat e ardhshëm! 

Për ne, është gjithmonë kënaqësi të ndajmë eksperiencën tonë shumëvjeçare dhe të mbështesim talentet që do të ndërtojnë të ardhmen e sektorit automotiv në Shqipëri.

Nuk patët mundësi të na takoni gjatë panairit?

Aplikoni online për praktika profesionale dhe mësimore në faqen tonë zyrtare:

https://www.dpshtrr.al/.../praktika-mesimore-profesionale

Ndani me ne pasionin tuaj – ne ndajmë me ju eksperiencën tonë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”