eTransport në terren.

Data e lajmit: 22 Jul 2025

Këtë herë, stafi ynë ishte i pranishëm në zemër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej!

Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion trendi për turistët nga e gjithë bota!

Për t’u siguruar që vizitorët (dhe qytetarët vendas), të kenë një eksperiencë sa më të lehtë dhe të këndshme, DPSHTRR ka sjellë platformën eTransport, një zgjidhje digjitale për lëvizjen ndërqytetase “në stilin shqiptar”!

Me eTransport mund të gjeni:

  •  Itinerarët e linjave ndërqytetase
  • Oraret e nisjes dhe mbërritjes
  •  Vendndodhjen e stacioneve në hartë
  •  Kontaktet e operatorëve të transportit

Promovojmë transportin publik si zgjedhjen ideale për të eksploruar Shqipërinë – ekonomik, praktik dhe ekologjik!

Informacioni është i aksesueshëm edhe në porte, aeroporte dhe në pikat kryesore të mbërritjes në vend.