Evitoni Lëvizjet e Panevojshme!

You are here

Mjetet e transportit, të mbyllura, me shumë pasagjerë ose ku hyjnë e dalin shumë udhëtarë, kabina, vagonë, taksi, janë faktor risku nr.1 për përhapjen e virusit! Sidomos ato ku qëndrimi/udhëtimi zgjat mbi 15 min!

Lëvizjet jashtë vendit (rrugë, ajër, tokë, det) janë faktor risku sepse udhëtohet mbyllur dhe në grup duke rritur rrezikun e kontakteve me persona ende mbartës të virusit!

Evitimi i transportit publik qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar zvogëlon riskun e marrjes së coronavirusit!

Ndihmon shumë përdorimi i maskave dhe dorezave, qëndrimi në distancat e duhura nga çdo person tjetër, si dhe larja e vazhdueshme e duarve pas çdo udhëtimi!

Evitoni sa më shumë ardhjet në sportel! Informohuni Online: www.dpshtrr.gov.al

Ndjekja e njoftimeve zyrtare dhe respekti i urdhërave shtetërore në fuqi është detyrim qytetar dhe përgjegjësi ligjore e çdo shtetasi!

Nëse keni një nga shenjat klinike dhe keni histori udhëtimi nga vendet e prekura: Telefononi 127!