Flota e mjeteve aktive 2012-2021!

You are here

Viti 2012 nuk është shumë i largët, megjithatë është një kohë e mjaftueshme për të treguar se sa shumë është rritur flota e mjeteve rrugore në Shqipëri përgjatë dekadës së fundit. Tregues pozitiv i rritjes ekonomike dhe provë e rritjes së mirëqënies në vendin tonë. Shifrat flasin shumë qartë për përmirësimin drastik të mjeteve tona rrugore të lëvizjes dhe të transportit, si vlerë mesatare mjeti, si komoditet e siguri, si edhe më miqësore ndaj mjedisit!
Janë 740,669 mjete aktive në Shqipëri, deri në fund të vitit 2021, ose +88% më shumë mjete aktive krahasuar me vitin 2012, nga të cilat:
  • 593,280 janë autoveturat, +99.5% më shumë se në vitin 2012!
  • 17,932 janë mjete luksi, +143% më shumë se në vitin 2012!
  • 10,852 mjete për transport pasagjerësh, +40% më shumë se në vitin 2012!
  • 94,653 mjete për transport mallrash/bujqësore/ndërtimi, +42% më shumë se në vitin 2012!
  • 2,236 mjete Green, +11,080% më shumë krahasuar me vitin 2012!
  • 262 mjete/1,000 banorë gjatë vitit 2021, +93% më shumë se viti 2012!
  • 2,808,475.390 Euro vlera e flotës aktive të mjeteve deri në fund të vitit 2021, +2,316,168,860 Euro më shumë se vlera e tërë flotës deri në vitin 2012!
Gjithashtu kemi rritje të vlerës mesatare të mjetit për periudhën 2013-2021 në 6,694 Euro nga 1,247 Euro që ishte vlera mesatare për mjet deri në vitin 2012, ose +437%! Aktualisht kemi 1,126,594 drejtues mjeti, ose +66% më shumë se në vitin 2012!
Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”