Formalizimi i sektorit të autoriparimit – Një hap i madh drejt sigurisë rrugore!

Data e lajmit: 24 Jul 2025

Formalizimi i sektorit të autoriparimit – Një hap i madh drejt sigurisë rrugore!

 

Nga Shkurti 2024, Njësia e Kontrollit pranë DPSHTRR ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe inspektimi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të formalizuar sektorin e autoriparimit në zbatim të Ligjit Nr. 9573/2006.

Përfituesit më të mëdhenj? Qarku i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit shënuan rritje të ndjeshme të licencimeve dhe aplikimeve, si rezultat i drejtpërdrejtë i punës në terren dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Si në vijim do t’ju informojmë mbi rezultatet e përpunuara nga Qarku Tiranë.

QARKU TIRANË | Maj 2024 – Qershor 2025

Rezultatet janë dukshëm në rritje:

  • 606 subjekte të inspektuara
  • Vetëm 39 subjekte rezultonin të pajisura me licencë
  • 112 subjekte janë formalizuar deri në Qershor 2025
  • +187% rritje e licencimeve krahasuar me periudhën Mars 2024.
  • 169 aplikime për licencë deri në Qershor 2025 (+333%)

Deri në fund të vitit 2025 pritet:

  • 142 subjekte të licencuara (+264%)
  • 218 aplikime për licencë (+458%)

 
Fushata vazhdon, për një sektor më të rregullt, më të sigurt dhe në përputhje me ligjin!