Formalizimi i sektorit të autoriparimit – QARKU DURRËS Gusht 2024 – Qershor 2025

You are here

Formalizimi i sektorit të autoriparimit – Një hap i madh drejt sigurisë rrugore!

 

Nga Shkurti 2024, Njësia e Kontrollit pranë DPSHTRR ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe inspektimi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të formalizuar sektorin e autoriparimit në zbatim të Ligjit Nr. 9573/2006.

Përfituesit më të mëdhenj? Qarku i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit shënuan rritje të ndjeshme të licencimeve dhe aplikimeve, si rezultat i drejtpërdrejtë i punës në terren dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Si në vijim do t’ju informojmë mbi rezultatet e përpunuara nga Qarku Durrës.

QARKU DURRËS | Gusht 2024 – Qershor 2025

Rezultatet kryesore:

  • 244 subjekte të inspektuara
  • Vetëm 8 subjekte rezultonin të pajisura me licencë
  • 22 subjekte janë formalizuan deri në Qershor 2025
  • +175% rritje e subjekteve të licencuara krahasuar me Gusht 2024
  • +300% rritje e aplikimeve për licencë

Deri në fund të vitit 2025 pritet:

  • 28 subjekte të licencuara (+250%)
  • 56 aplikime për licencë (+600%)


Fushata vazhdon, për një sektor më të rregullt, më të sigurt dhe në përputhje me ligjin!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”