Formalizimi i sektorit të autoriparimit - QARKU ELBASAN Tetor 2024 – Qershor 2025

You are here

Formalizimi i sektorit të autoriparimit – Një hap i madh drejt sigurisë rrugore!

 

Nga Shkurti 2024, Njësia e Kontrollit pranë DPSHTRR ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi dhe inspektimi për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të formalizuar sektorin e autoriparimit në zbatim të Ligjit Nr. 9573/2006.

Përfituesit më të mëdhenj? Qarku i Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit shënuan rritje të ndjeshme të licencimeve dhe aplikimeve, si rezultat i drejtpërdrejtë i punës në terren dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

Si në vijim do t’ju informojmë mbi rezultatet e përpunuara nga Qarku Elbasan.

 QARKU ELBASAN | Tetor 2024 – Qershor 2025

Rezultatet deri në Qershor 2025:

  • 106 subjekte të inspektuara
  • Vetëm 12 subjekte rezultonin të pajisura me licencë
  • 16 subjekte janë formalizuan deri në Qershor 2025
  • +33% rritje e licencimeve
  • +50% rritje e aplikimeve për licencë

Parashikimi deri në fund të vitit 2025:

  • 18 subjekte të licencuara (+50%)
  • 21 aplikime për licencë (+75%)

 

Fushata vazhdon, për një sektor më të rregullt, më të sigurt dhe në përputhje me ligjin!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”