Forumi i Hapur për Transportin Publik Qytetës!

You are here

Forumi i Hapur për Transportin Publik Qytetës, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetës sëbashku me GIZ na uli të diskutonim problematikat e sektorit, të ndanim ide e projekte konkrete në proces, shembuj e eksperienca nga rajoni, mes ekspertësh të transportit publik nga Europa që po asistojnë Bashkinë Tiranë me konsulencë e studime të dobishme. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), prezantoi shkurt eTransportin, platformën e re të Transportit Publik Ndërqytetës e cila do të jetë aktive prej Marsit 2022, si edhe garantuam përfaqësuesit e operatorëve të linjave, prezent në takim, mbi ecurinë e akteve për Paketën e Rezistencës dhe mbështetjen nga qeveria qendrore! Takimi shpalosi vullnet premtues për bashkëpunimin e afërt Bashkia Tiranë - DPSHTRR - GIZ - MIE, mbi reformën e transportit publik të kryeqytetit, projekt strategjik që synon investime në infrastrukturë, modernizim flote, sistem biletimi e informimi dhe subvencione mbi shërbimin.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”