FTESË PËR OFERTË
Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor:
Emri: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor
Adresa: Rr. “Muhedin Llagani”, Nr. 10 Tiranë.
Tel/Fax: 0355 688015833
E-mail: dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Faqja e Internetit: www.dpshtrr.gov.al
OBJEKTI:
PËR BLERJEN E NJË TRUALLI DHE GODINË PËR SISTEMIMIN E PUNONJËSVE TË DPSHTRR-së
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të interesuarit/ofertuesit se kërkon të blejë truall dhe godinë për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:
- Në truallin dhe objektin e kërkuar të ketë hapësirë për zhvillimin e Testimit Praktik të Kandidatëve të DRSHTRR Tiranë, min 4000 m2. Kjo sipërfaqe të jetë e rrethuar, e ndarë nga ambientet e tjera, e ndriçuar, e shtruar me asfalt, e pajisur me sinjalistikë për qëllimin e kërkuar;
- Sipërfaqe ndërtimi jo më pak se 2000 m2, lartësia e katit jo më pak se 3 m, e përshtatshme për zyra, e pajisur me infrastukturën elektrike, sistem kondicionimi, ndriçim dhe me ndarje funksionale.
- Objekti duhet të jetë në kushte optimale dhe të mos ketë nevojë për ndërhyrje/riparime;
- Sipërfaqe trualli jo më pak se 5000 m2, e rrethuar, e sistemuar dhe e shtruar me asfalt/beton.
- Të ketë një ambient / hapësirë që do të përdoret nga sektori RETRO për kontrollin e mjeteve historike.
- Prona te jetë e pozicionuar në vend të favorshëm për kryerjen e aktivitetit të DRSHTRR-së Tiranë si dhe QKT-së, ku kusht është lidhja e saj me rrugë urbane ku të levizin lirshëm makineri të tonazhit të rëndë;
- Prona te jetë e rrethuar sipas certifikatës së pronësisë;
- Prona te këtë akses të lidhjes me rrjetet inxhinierike të jashtme (lidhja me energji elektrike, ujësjellës, kanalizime, telefoni, internet etj);
- Objekti duhet të ketë funksional rrjetin elektrik të brendshëm të përshtatshëm për zyra, rrjetin elektrik të jashtëm për ndricimin e sheshit (hapesires) dhe sistemin e monitorimit me kamera sigurie;
- Objekti duhet të ketë funksional linjat dhe rrjetin informatik i cili te jetë i shpërndarë në të gjithë godinën, duke përfshirë edhe dhomën e serverit;
- Objekti duhet te kete te vendosur dhe funksional sistemin e mbrojtjes nga zjarri.
- Objekti duhet të jetë i pajisur me sistemin dhe sinjalistiken e duhur te emergjences.
- Godina duhet te jete e pajisur me gjenerator per te siguruar energji eletrike pa nderprerje.
- Godina duhet te kete infrastrukturen e nevojshme per furnizim me ujë pa ndërprerje;
- Objekti duhet të ketë të instaluar dhe funksional sistemin e kondicionimit ngrohje/ftohje në të gjithë hapësirën;
- Objekti duhet të jetë i pajisur me:
- Ndricues në të gjithë ambientin,
- Tavolinë pune për çdo punonjës,
- Karrige për cdo punjonës,
- Komodinë personale për çdo punonjës,
- Tavolinë dhe karrige për recepsionin,
- Karrige ulëse në zonën e pritjes,
- Rafte për dokumenta për çdo punonjës,
- Ambienti duhet te kete infrastrukturen e nevojshme per aksesin e personave me aftesi te kufizuara;
- Ambienti të ketë sistem monitorimi me kamera 24 orë;
- Ambienti të ketë tualete, jo më pak se 5 (pese) bokse, me pajisjet e nevojshme hidrosanitare;
- Objekti duhet te kete hapesiren e duhur qe do te sherbeje si mense per plotesimin e nevojave te punonjesve;
- Ambientet të jenë të gjitha të shtruara me pllaka, të patinuara, të lyera, me dyer të brendshme dhe të jashtme, dritare sipas standartit dhe me të gjithë rifiniturën e brendshme e të jashtme të nevojshme;
- Ambientet të kete dalje në tavane për ndriçim dhe çelësa për komandimin e tyre;
- Godina të jetë e suvatuar dhe e lyer në sipërfaqen e jashtme;
- Ambienti rrethues të jetë i sistemuar në mënyrë që të lejoje funksionimin normal të aktivitetit të DPSHTRR-së, Task Forcës, Sektorit të Taksave (Tirana 1) dhe QKT-së Prezë, etj;
- Ofertuesi duhet të ketë minimalisht 110 poste pune (rrjeti Lan) të shpërndara në të gjithë hapësirën ku gjithashtu të ketë edhe dy poste energjie;
- Të ketë minimumi një server room ku terminojnë te gjitha lidhjet e rrjetit Lan dhe të jenë të qepura në Patch Panele me etiketimin përkatës. Në brendësinë e server room të ketë një Rack 42’ ne te cilin do të jenë të montuara aparaturat si Router, Switch, sistem inverter dhe Patch Panele;
- Switch-et duhet të jenë me porta Gigabit të menaxhueshëm dhe POE, të kenë minimalisht 120 porta. Këto Switch-e të jenë Rack Mounti.
Shënim: Me post pune nënkuptohet blloku prej 2 priza fuqie dhe 1 prizë rrjeti informatik RJ45.
2. Ofertat që do të paraqesin konkurrentët për konkurrim përbëhet nga dokumentacioni i mëposhtëm:
- Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
- Oferta e ofertuesve me cmim për m2 truall dhe m2 ndërtesë
- Ofertuesi duhet të vërë në dispozicion një kopje të noterizuar të çertifikatës së pronësisë së bashku me dokumentacionin shoqërues: kartelë dhe hartë treguese të përditësuar, brenda 3 (tre) muajve të fundit.
- Vërtetimin nga autoriteti përkatës për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme, për statusin juridik të sipërfaqes së tokës dhe objektit (godinës);
- Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta;
- Ofertuesi duhet të vërtetojë qe ka shlyer të gjitha detyrimet, sipas legjislacionit në fuqi;
- Gen–plan, ku përcakton vend-ndodhjen dhe sipërfaqen e ambjentit të ofruar si dhe planimetrinë të hartuar nga një inxhinier/subjekt i licensuar.
- Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të godinës me kriteret e kërkuara para marrjes se një vendimi përfundimtar.
Ky dokumentacion të paraqitet në një zarf, të mbyllur, nënshkruar nga ofertuesi, me mbishkrimin “Ofertë për blerje trualli dhe godine për sistemimin e punonjësve të DPSHTRR-së” dhe i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë, në datën dhe orën e hapjes së konkurrimit. Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit të kontaktit.
Dokumentat duhet të jenë origjinale ose fotokopje e noterizuar.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.
Vendi i zhvillimit te konkurrimit: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transporit Rrugor ,zyra e protokollit, me adresë: Adresa: “Rr. “Muhedin Llagani” Nr.10”, Tiranë; Tel.: +355 69 801 5 833: Fax.: +355 (0) 4 2238175.
Ofertat dorëzohen nga të interesuarit/konkurrentët, fizikisht, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar për zhvillimin e konkurrimit.
Afati i fundit kohor për dorëzimin e ofertave konkurruese do të jetë data: 15/05/2021, ora 10:00.
Data e publikimit: 05.05.2021.