Gjatë takimit të 23-të i Asamblesë së Përgjithshme të CITA-s, i zhvilluar në Bruksel, Belgjikë

Data e lajmit: 27 May 2024

Gjatë takimit të 23-të i Asamblesë së Përgjithshme të CITA-s, i zhvilluar në Bruksel, Belgjikë ku nga DPSHTRR ishte dhe përfaqësuesi i saj. 

Ndër pikat më të rëndësishme të këtij diskutimi, ishte krijimi i një database ndërkombëtare mbi kontrollin teknik të mjeteve dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale. 

DPSHTRR shpalosi zhvillimet në infrastrukturën fizike dhe në sistemet kompjuterike. Anëtarët e CITA si dhe Bordi Drejtues shfaqën interes lidhur me ecuritë e entit duke vlerësuar mundësinë e zhvillimit të disa takimeve pranë zyrave të DPSHTRR-së dhe shkëmbimin e eksperiencave për përmirësimin e praktikave administrative.

 Në një kohë kur janë shtuar mjetet e importuara nga Korea e Jugut, u diskutua krijimi i një ure komunikimi me autoritetet e këtij vendi.

 U premtua lobimi i CITA-s për në takimet e ardhshme në marrjen e aksesit të plotë për shkëmbimin dhe marrjen e informacionit në kohë reale nga vendet e BE-së me qëllim heqjen e burrokracive si:

 uljen e kohës së dhënies së shërbimit;

 uljen e kostove për qytetarët;

 reduktimin e mëtejshëm të abuzimeve të mundshme.