Gjurmo Lejen e Drejtimit/CAP

Data e lajmit: 08 Feb 2022

   

687 qytetarë kanë gjurmuar lejen e drejtimit online në www.dpshtrr.gov.al nga 2,240 leje drejtimi të shpërndara në drejtoritë rajonale javën e kaluar (pa përllogaritur DRSHTRR Tiranë ku leja e drejtimit tërhiqet brenda 30 minutave)!
“Gjurmo Lejen e Drejtimit/CAP” është një shërbim online risi që ndihmon qytetarët të verifikojnë vetë online nëse leja e drejtimit apo CAP ka mbërritur në drejtorinë rajonale ku kanë bërë rinovimin apo aplikimin për herë të parë.
Së shpejti, ky shërbim do mundësojë kërkimin nëse lejet e drejtimit të bllokuara brenda apo jashtë Shqipërisë kanë mbërritur në drejtoritë rajonale!
I kursejmë qytetarëve kohë të çmuar!