Për herë të parë në 10 vjet realizohet 100% upgrade i sistemit eDPSHTRR i cili do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe do të reduktojë kohën e shërbimit për qytetarët me procedurat e mjeteve rrugore.
Risitë e avantazhet e këtij upgrade të eDPSHTRR janë të shumta, ku ndër to përmendim:
1. Informatizimi i të gjithë shërbimeve që kanë të bëjnë me regjistrimin e mjeteve dhe veprimeve të tjera që lidhen me mjetin, duke përfshirë shërbime të cilat deri më tani kanë qenë në modalitet prove ose jo me sistem, si evidentimi i ndryshimit të pronësisë së mjetit me deklarim nga shitësi, pajisja me targë prove, pajisja me targë të përkohshme dhe fletëudhëtimi, marrja e certifikatës për transport malli, marrja e certifikatës për errësimin e xhamave, regjistrimi dhe shërbimi i mjeteve rrugore të hershme RETRO, etj.;
2. Mundësohet për herë të parë, komunikimi në kohë reale me kontrollin teknik, duke verifikuar vlefshmërinë e Certifikatës së Kontrollit Teknik;
3. Mundësohet për herë të marrja e të dhënave nga AMF duke verifikuar vlefshmërinë e policës së sigurimit (opsionale);
4. Gjenerimi automatik i targave për mjetet, si dhe mundësia e përzgjedhjes së targave jashtë serie nga qytetarët;
5. Ngarkimi i fotove dhe dokumenteve teknike të mjetit që mundëson krijimin e dosjeve elektronike dhe verifikim digjital në zgjidhjen e problematikave të ndryshme në lidhje me mjetin;
6. Krijimi i regjistrit elektronik, me të dhëna të njëjta si ato të shteteve të BE-së. Ky sistem, gjithashtu mundëson personalizimin e lejes së qarkullimit, model i ri, sipas standardeve të BE-së;
7. Mundësohet marrja e të dhënave në kohë reale nga policia e shtetit për aksidentet dhe penalitetet e mjetit nga ana e këtij organi;
8. Zvogëlohet koha që marrin praktikat për qytetarët;
9. Infrastruktura e sistemit ofron shërbime online;
10. Shtimi i 28 shërbimeve të reja online në e-Albania, si një lehtësi shërbimi për qytetarët;
11. Teknologji pajisjesh të sistemit me shpejtësi bashkëkohore procesimi, ku serverat e vjetër ishin të gjeneratës 5 e 6, ndërsa serverat e rinj janë të gjeneratës së 10-të; router, switch e firewall janë po ashtu të gjeneratës së fundit!
#RevolucioniDPSHTRR #AKSHI #AutomotorizimiShqiptar #MIE #Digjitalizimi #InvestimeNëSisteme #ICTAwardsWinners #ShqipëriaQëDuam