Hey! E dini se ku tjetër në Tiranë mund të na gjeni?

Data e lajmit: 10 Mar 2026

Hey! E dini se ku tjetër në Tiranë mund të na gjeni?
Pranë Zyrës së Shërbimit në Kombinat.

Një pikë më shumë në qytet për të marrë shërbimet që ju nevojiten më shpejt dhe më pranë jush!

Çfarë shërbimesh mund të merrni?
Aplikim dhe rinovim i Lejes së Drejtimit dhe CAP
Leje Drejtimi Ndërkombëtare
Transferim i dosjes së drejtuesit të mjetit
Pagesa e Taksës
Gjoba e KTV
Leje Qarkullimi Ndërkombëtare

Kushtet e punës
Adresa: Njësia Administrative nr. 6, Kati I, Sheshi Garibaldi, Kombinat
Orari: E Hënë – E Premte | 08:00 – 15:00

Për më shumë shërbime, mund të drejtoheni pranë DRSHTRR Tiranë.