Investime strategjike në DRSHTRR Fushë-Prezë!

You are here

Blerja nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, e pronës së re të kompleksit të Prezës, klasifikohet si investim strategjik, sepse grupohen shërbimet dhe mundësohen projekte jetike për Automotorizimin Shqiptar. U buxhetua dhe po punohet që shumë shpejt të realizohet Poligoni i parë publik për testimet e manovrave të praktikës, për parkimin, për kursantët e Leje Drejtimit, me standarde e në kushte optimale sigurie! Projekti parashikon e-Monitorim ajror, gjithashtu monitorim brenda në kabinë live gjatë provimit, i cili do jetë funksional gjatë ditës e gjatë natës. Pjesë e projektit janë mundësia për karikim mjetesh elektrike me energji alternative, parkime ndihmëse, sinjalistikë e përmirësuar dhe mjete simulimi! Ky Poligon Zyrtar Qendror do të shërbejë për disa qarqe e bashki të Shqipërisë së mesme, me zgjedhje risku, për të rritur cilësinë e testimit praktik dhe transparencën në marrjen e Leje Drejtimit! Vepër e re me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore dhe orë për realizimin e aktiviteteve mësimore.

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”