Janar-Tetor 2020, DPSHTRR shënon REKORDE në volum shërbimesh, rendiment e të ardhura!

You are here

Në 10-mujorin janar – tetor 2020, post tërmet e me frenimin e Covid-19, me mbylljen, masat e kufizimet, DPSHTRR shënon REKORDE në volum shërbimesh, rendiment e të ardhura!

Falë rezultateve 2019-2020, optimizimit, risive dhe mirëadministrimit, jo vetëm përballuam vitin më të vështirë të emergjencave kaq të rënda por edhe riinvestuam fitimet si ent për modernizim, sisteme, informatizim, transformim infrastrukture fizike e virtuale, rritje kapacitetesh, rritje pagash, punësime të reja në struktura të reja e role provizore, projekte pioniere, programe edukuese e kulture automobilistike, transparencë, identitet e memorie institucionale, standarde, cilësi, siguri, kontroll dhe besueshmëri, në dy-vjeçarin me injektimin më të konsiderueshëm ndonjëherë nga arka e DPSHTRR në ekonominë e vendit, 100% nga fondet e vetëfinancimit si njësi tregtare publike, si edhe solidaritet social duke financuar me rreth 3 milionë Euro pagat e luftës (Qershori) për subjektet e transportit pa aktivitet dhe kompensimin 100% të taksës vjetore TVMP për gjitha mjetet e transportit të udhëtarëve, nga rezervat tona! Infografikat (Tetori+ 10-mujori 2020) ilustrojnë qartë SUKSESIN!

#RevolucioniDPSHTRR #MIE #RekordeHistorike #ShifraStrategjikePërVendin #ÇmimiICTShërbimiPublikNr1 #2019dhe2020Kampion #VëmendjaTeQytetarët #MëShpejtMëLehtëMirë #ShqipëriaQëDuam

   

Të lidhura