Jeton jashtë Shqipërisë dhe të ka skaduar patenta? Ja çfarë duhet të dish për rinovimin e saj! 

You are here

Jeton jashtë Shqipërisë dhe të ka skaduar patenta? Ja çfarë duhet të dish për rinovimin e saj! 

 Leja e Drejtimit (patenta) mund të rinovohet vetëm pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shqipëri.

KUJDES

Ky shërbim nuk ofrohet në ambasada apo konsullata jashtë vendit, dhe nuk mund të kryhet nga një person tjetër, edhe me prokurë. Personi i interesuar duhet të paraqitesh fizikisht.

 Dokumentet që duhen për rinovim:

 Mjet identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)

 Certifikatë mjekësore e vlefshme

 Leja e drejtimit që ka skaduar

 Ku dhe kur mund ta marrësh lejen e re të drejtimit?

Në Tiranë, mund ta tërheqësh brenda 30 minutash në zyrat e ish-NSHRAK.

Në qytetet e tjera, procesi zgjat zakonisht 3–5 ditë pune.

 Kujdes! Rinovimi i patentës kërkon praninë fizike të aplikuesit në një nga Drejtoritë Rajonale në Shqipëri.

Tags: 

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga