Ju ka humbur apo ju kanë vjedhur Lejen e Qarkullimit të mjetit?

Data e lajmit: 03 Apr 2024

 Ju ka humbur apo ju kanë vjedhur Lejen e Qarkullimit të mjetit?

Mos humbni kohë, ndërmerrni hapat e mëposhtëm që të pajiseni sa më shpejt me Lejen e re të Qarkullimit: Denonconi humbjen/vjedhjen e Lejes së Qarkullimit pranë Policisë së Shtetit përmes portalit e-Albania duke plotësuar deklaratën: Deklarimi i humbjes së dokumenteve të ndryshme.

 Paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale ku keni vendbanimin dhe dorëzo dukementat:

 Dokument Identifikimi, ose Ekstrakt i QKB-së nëse jeni person fizik ose juridik;

 Vërtetimin e Denoncimit të Policisë;

 Certifikata e Pronësisë (nëse nuk jeni të pajisur me Lejen e re të Qarkullimit).

 Apliko për Lejen e re të Qarkullimit

 Për informacione më të hollësishme: https://www.dpshtrr.al/.../humbja-vjedhja-shkaterrimi-i...