Ka nisur konvertimi i ljeve të drejtimit me Gjermaninë!

You are here

Së fundmi u firmos edhe marrëveshja e njohjeve reciproke të lejeve të drejtimit midis Gjermanisë dhe Shqipërisë, një procedurë e shumë kërkuar nga shumë shtetas shqiptarë, të cilët punojnë e jetojnë në Gjermani. Një rast konkret na vjen nga Z. Saimir Bali, rezident në landin e Bavarisë, qyteti Ingolstadt, punon në sektorin e ndërtimit. Ka kryer procedurat e konvertimit të lejes së drejtimit në qytetin ku jeton. Më datë 30 Mars 2022, DPSHTRR i ka nisur palës gjermane konfirmimin e vlefshmërisë së lejes së drejtimit shqiptare, e ndërkaq më datë 14 Prill 2022, qytetari ka tërhequr lejen e drejtimit gjermane. Nëse keni problematika mbi konvertimin në Gjermani mund të shkruani në: https://www.dpshtrr.al/kerkese-mbi-problematika-ne-konvertimin-e-lejes-s....

Tags: 

"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”