Ka Nisur Lëshimi i Formatit Të Targave HCC

Data e lajmit: 18 Jul 2022

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor  ka nisur lëshimin e formatit të targave HCC, për Konsujt e Nderit në Republikën e Shqipërisë, një risi që i jep statusit në fjalë një targë të re, të veçantë, ndryshe nga adesivi HCC që jepej me procedurën e vjetër krahas targës standard

Trupi i Konsujve të Nderit mund të porosisë edhe targë jashtë serie apo me përzgjedhje brenda këtij formati. 

Gjithashtu targat HCC do të ofrohen edhe me dimensionet e formatit amerikan dhe të zvogëluara (si varianti i vogël italian përpara).