Katalogu RETRO, një dhuratë e veçantë

Data e lajmit: 21 Aug 2022

Katalogu RETRO, një dhuratë e veçantë për t’jua dhuruar ose sugjeruar miqve tuaj vizitorë, në këtë sezon pushimesh. Shqipëria e fragmentuar në rrugëtimin e automotorizimit, përmes  fotografive historike, përshkrime mjetesh e ndjesi nostalgjie, marrë nga arkivat e koleksionistëve, kinematografisë shqiptare e sënduqe të tjera plot histori. 

Mund ta bëni tuajin në libraritë Adrion Ltd në Sheshin “Skënderbej” dhe në Aeroportin e Rinasit.

*Shkruar në shqip dhe anglisht.