Këndi i Sigurisë Rrugore me fëmijët energjikë të Klea Huta Summer Camp!

Data e lajmit: 26 Jul 2023

Një ditë speciale për Këndin e Sigurisë Rrugore dhe fëmijët energjikë të Klea Huta Summer Camp!

Larg vapës dhe diellit të nxehtë, mësuam rregullat e sjelljes në rrugë si këmbësorë, pedalues sot, dhe drejtues mjeti në të ardhmen. Me partnerin tonë besnik Kryqin e Kuq Shqiptar, fëmijët gjithashtu morën disa këshilla bazike si të reagojnë në raste aksidentesh.

Faleminderit Klea Huta që mbështet e përfshin në programin e kampit edhe projekte sensibilizuese si siguria rrugore. Shihemi sërish në aktivitete të tjera plot energji!

siguriarrugore.dpshtrr.al