Keni shitur mjetin? Verifikoni nëse mjeti rezulton ende në emrin tuaj?

You are here

Për të gjithë qytetarët/subjektet të cilët kanë shitur një mjet rrugor:
E dini që nëse blerësi nuk ka kryer përditësimin brenda afateve ligjore të të dhënave të mjetit në sistemin e Drejtorisë Rajonale, të gjitha detyrimet e mjetit vijojnë të rezultojnë në emrin tuaj?
Ju nuk keni më kontakt me blerësin e mjetit?

DPSHTRR ju vjen në ndihmë, informohuni dhe ndërmerrni masat e duhura:

  • Kryeni online "Kërkesë për Verifikimin e Pronësisë së Mjetit", për t'u informuar nëse mjeti rezulton ende në emrin tuaj në sistemin e DPSHTRR.
  • Nëse pas verifikimit viheni në dijeni se mjeti rezulton ende në emrin tuaj, paraqituni pranë Drejtorisë Rajonale për të kryer "Deklarim nga shitësi".

Për informacione më të detajuara mbi:

Inkurajojmë sjellje të përgjegjshme me qëllim krijimin e një mjedisi të drejtë dhe transparent!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”