Kërkesë për Shprehje Interesi - Dhënie të Ambienteve me Qira në Fushë-Prezë (Tiranë)

You are here

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), me qëllim ofrimin e një ambienti, vendi të posaçëm ngrënie për punonjësit e saj të akomoduar në ambientet e DPSHTRR-së godinë me vendndodhje në Fushë-Prezë, për shkak të numrit të punonjësve, largësisë së vendit të punës nga vendbanimi, orarit të dhënies së shërbimit dhe në veçanti respektimin e rregullave të higjenës për shkak të situatës së jashtëzakonshme COVID -19, fton subjektet të cilat ushtrojnë veprimtarinë e ofrimit të shërbimit katering, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, shprehje interesi për marrje me qira të këtij ambienti për 12 (dymbëdhjetë) muaj, vendi të posaçëm 58 m2 i pajisur me tavolinë ngrënie dhe karrige brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, godinë me vendndodhje në Fushë Prezë;

Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:

  • Ofrimin e shërbimit katering për punonjësit e DPSHTRR-së;
  • Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno–sanitare gjatë ofrimit të shërbimit si dhe konsumimit të tij;
  • Ofrimin e shërbimit dhe të ushqimit me cilësi;
  • Mirembajtjen e ambientit dhe mobiljeve.

Personat/subjektet janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm :

  • Kërkesë për marrje me qira;
  • Ekstrakt i regjistrit tregtar/Ekstrakt historik nga QKB, me status aktiv (Në rast kur personi/subjekti është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”;
  • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që personi/subjekti ka paguar të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të  sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria, personi/subjekti nuk ka proces gjyqësor lidhur me aktivitetin që ushtron apo ndjekje penal;
  • Leje mjedisi e tipit C,Kodi III.1.A(1)  lëshuar nga QKL;
  • Licensë , Kodi II.1.A(1) lëshuar nga QKL;
  • Akt miratimi higjeno- sanitar lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
  • Certifikatë EN ISO 22000:2018 (sistem menaxhimi) certifikata e mësipërme duhet të jetë e lëshuar nga një organ i vlerësimit të konformitetit, i akredituar nga organizmi kombëtar i akreditimit ose organizma ndërkombëtarë akreditues, të njohur nga Republika e Shqipërisë.
  • Ofertën për çmimin që ofron mujor/vjetor;
  • Deklaratë për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara;
  • Subjekti/personi i interesuar rezervon të drejtën  të shoh në vend ambientin i cili jepet me qira;
  • Niveli/ plani i investimit;  
  • Niveli/plani i punësimit;

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

Afati kohor për dorëzimin e kerkeses dhe dokumentacionit  do te jete brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike.

Data e publikimit do të jetë data 02.12.2021 dhe do të ketë afat deri më 09.12.2021 për paraqitjen pranë institucionit të DPSHTRR të kërkesave dhe dokumentacionit.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë, ose dorazi në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor me adresë: Rruga “Muhedin Llagani”, Nr.10 ose në adresën e-mailit  dpshtrr@dpshtrr.gov.al.

Publikuar sot më datë 02.12.2021.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”