KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - DRSHTRR BERAT

Data e lajmit: 21 Jan 2022

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI PËR MARRJEN ME QIRA TË PASURISË PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT TË DREJTORISË RAJONALE TË SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR BERAT (ZYRA E SHËRBIMEVE ÇOROVODË)

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat është e interesuar të marrë me qira godinë/objekt për ushtrimin e veprimtarisë se Zyrës së shërbimeve Çorovodë, duke u bazuar në kriteret e mëposhtme:

  • Afati i marrjes me qera të ambientit do të jetë për 1 vit (12 muaj);
  • Të jetë objekt ndërtimor me sipërfaqe 40-50 m2;
  • Ambienti i kërkuar të jetë në Lagjen “Çlirim”, pra në qendër të Qytetit të Çorovodës;
  • Preferohet që ambienti të jetë në katin përdhe teknik. Në rast se ambienti ndodhet më lart se kati përdhe teknik, preferohet të jetë i pajisur me ashensor ose rampa;
  • Ambienti preferohet të jetë afër bankave të nivelit të dytë;
  • Hyrjet dhe daljet në ambient (duke përfshirë këtu dyer dhe dritare) të jenë të siguruara me dyer, dryna të fortë dhe të sigurt;
  • Ambienti duhet të ketë të gjitha instalimet elektrike, ujësjellës, kanalizime si dhe të ketë facilitete të lidhjes me rrjetet inxhinierike te jashtme (telefoni, internet). Në objekt të jetë i siguruar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike;
  • Ambienti të ketë tualete të rregullta, të pajisura me hidrosanitaret si dhe furnizim me ujë;
  • Ambienti duhet të ketë mundësi ajrimi si dhe kushte higjeno-sanitare të mira, duke ofruar në tërësinë e tij imazhin e një zyre shërbimi funksionale dhe në shërbim të sa më shumë qytetarëve.

 

Në rast se ju dispononi një ambient që plotëson kriteret e mësipërme dhe mund te merret me qira nga DRSHTRR-Berat, jeni të lutur të shprehni interesimin tuaj nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:

  •  Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar ofertën për vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2, me afat 1-vjecar;
  • Deklaratën noteriale nga pronari i pasurisë së paluajtshme që nuk ka konflikt me palë të treta;
  • NIPT/NUIS-i, certifikata e regjistrimit dhe certifikata historike e regjistrimit të subjektit në QKB; në rast se është person fizik apo juridik;
  • Fotokopje e letërnjoftimit elektronik;
  • Vërtetimi nga dega e tatimeve se subjekti ka shlyer detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore nëse është subjekt juridik;
  • Vërtetim nga njësia vendore përkatëse se nuk ka detyrime për taksat vendore;
  • Dokumentacion vërtetues certifikatë/vërtetim pronësie, kartelë dhe hartë treguese të pasurisë që pretendohet të jepet me qera ose akt-marrëveshje për administrimin e pronës në rast se ofertuesi nuk është i njëjtë me pronarin. Kartela e pasurisë të jetë e rifreskuar brenda 3 muajve të fundit;
  • Planimetrinë e zgjidhjes teknike për sipërfaqen që jepet me qera, nëse është rasti;
  • Deklarata për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe kërkesave të kërkuara.

 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

Komisioni i negocimit rezervon të drejtën për verifikimin ne vend të ambientit me kriteret e kërkuara para marrjes së një vendimi përfundimtar.

Oferta duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat me adresë: Lagjia “Baki Gjebrea”, pranë ish Parkut të Autobusëve Berat, tel: 032234945, e-mail: drberat@dpshtrr.gov.al.

Afati kohor për dorëzimin e ofertës konkurruese do të jetë brenda 10 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi.

Publikuar me datë 21.01.2022.