KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI - DRSHTRR TIRANË

You are here

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë ka nisur procedurat për dhënien me qira të ambienteve në QKT Tirana-1, për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 1.5 (një pikë pesë) metër katror. Afati i dhënies me qira do të jetë 12 muaj.

Personat/Subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtme:

  • Kërkesë për pjesëmarrje në konkurim/marrjen me qira;
  • Ekstrakt i regjistrit tregtar/Ekstrakt historik nga QKB status aktiv (Në rast kur personi/subjekti është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”);
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat 12 muaj;
  • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që personi/subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet për pagimin e tatimeve e të kontributeve të sigurimeve shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Deklaratë përmbushje kriteresh;
  • Personi/Subjekti i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambjentin që do të jepet me qira;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria, që personi/subjekti nuk ka proçes gjyqësor lidhur me aktivitetin që ushtron apo ndjekje penale.

 

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës km 7, email: tirane@dpshtrr.gov.al.

Afati kohor për dorëzimin e kërkeses dhe dokumentacionit do të jetë brenda 8 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi (brenda datës 07.03.2022).

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Publikuar me datë 28.02.2022


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”