Kërkesë për Shprehje Interesi (DRSHTRR Tiranë) - Dhënie të ambienteve me qira për vendosjen e makinetave

Data e lajmit: 12 May 2021

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI

DRSHTRR Tiranë

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë ka filluar procedurat për dhënien e ambienteve me qira për vendosjen e aparateve (makineta) të shpërndarjes automatike të pijeve të ngrohta, të ftohta, etj, me qëllim përdorimin e tyre nga personeli. Për këtë arsye ftojmë subjektet që e ofrojnë këtë shërbim të shprehin interesin për paraqitjen e ofertave për një ambient me sipërfaqe 3.5 (tre pikë pesë) metër katror. Kontrata e qirasë do të jetë me afat 1 (një) vjeçar.

Personat/subjektet që ofrojnë një shërbim të tillë janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentave të mëposhtëm:

  • Kërkesë për pjesëmarrje në konkurim;
  • Ekstrakt i regjistrit tregëtar/Ekstrakt historik nga QKB me status aktiv. Në rast se personi/subjekti është organizatë jofitimprurëse duhet të deklaroj se është regjistruar si person juridik sipas ligjit nr.8788, datë 07.05.2001 ”Për organizatat jo Fitimprurëse”;
  • Formulari i çmimit të ofertës duke përcaktuar vlerën e detyrimit mujor të qirasë për m2 me afat një vjeçar;
  • Vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve që subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore;
  • Deklaratë përmbushje kriteresh;
  • Subjekti/personi i interesuar rezervon të drejtën për të parë ambientin që do të jepet me qira;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim nga Prokuroria dhe Gjykata që nuk është në ndjekje penale/proces civil lidhur me aktivitetin që ushtron.

Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të kërkuara më sipër përbën shkak për skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet fizikisht, me postë ose dorazi në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës, km 7, email: tirane@dpshtrr.gov.al.

Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit do të jetë brenda 7 ditëve kalendarike nga marrja/publikimi i këtij njoftimi brenda datës 18.05.2021.

Duke ju falenderuar, mbetemi në pritje të ofertave tuaja.

Data e publikimit: 12.05.2021.