Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) me qëllim ofrimin e një ambienti për ofrimin e shërbimeve të pijeve të ngrohta, pijeve të ftohta, snack dhe artikuj ushqimor për shkak të numrit të punonjësve, fluksit të punës, manaxhimin e ambienteve dhe të ardhurave të institucionit, dhe në veçanti respektimin e rregullave të higjenës, fton subjektet të cilat kanë si objekt servisin e pajisjeve elektronike dhe automatike, nën vullnetin e tyre të lirë, të dorëzojnë kërkesat e tyre, për shprehje interesi për marrje me qira të një ambienti brenda DPSHTRR-së në godinën me vendndodhje në Fushë-Prezë, me një sipërfaqe prej 3 m2 për një periudhë 12 (dymbëdhjetë) mujore.
Theksojmë se qëllimi i këtij bashkëpunimi konsiston në:
· Ofrimin e shërbimit të vendosjes së makinetave automatike për punonjësit e DPSHTRR në Fushë-Prezë;
· Respektimin maksimal sipas të gjitha rregullave higjeno-sanitare gjatë ofrimit të shërbimit si dhe konsumimit të tij;
· Mirëmbajtjen e pajisjeve të makinetave.
Persona/subjektet janë të lutur të shprehin interesin nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit të mëposhtëm:
· Ofertën lidhur me çmimin e qirasë;
· Shkresë shërbimi me makineri automatike;
· Të dhënat e NIPT/NUIS;
· Të dhëna për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe sigurimet shoqërore;
· Vërtetim që nuk janë në ndjekje penale si dhe nuk kanë procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin që ushtrojnë;
· Certifikatë regjistrimi (statusi aktiv) + ekstrakt historik i rregjistrit tregtar;
· Çdo dokument tjetër që çmohet i nevojshëm nga ana e personave/subjekteve.
Mosparaqitja e njërit prej dokumentave të mësipërme, përbën kusht skualifikues.
Afati kohor për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit do të jetë brenda 7 (shtatë ditëve) kalendarike duke filluar nga data e publikimit. Data e publikimit do të jetë data 06.04.2023 dhe do të ketë afat deri më datë 13.04.2023, për paraqitjen pranë institucionit të DPSHTRR-së të kërkesave dhe dokumentacionit.
Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentacioni duhet të dorëzohet me postë ose dorazi në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor me adresë : Rruga “Muhedin Llagani”, nr.10, Tiranë, ose në adresën e e-mailit: dpshtrr@dpshtrr.gov.al.
Publikuar sot me datë 06.04.2023