Komisioni Retro u zhvendos këtë herë në juglindje të vendit, në qytetin e bukur të Korçës.

You are here

Komisioni Retro u zhvendos këtë herë në juglindje të vendit, në qytetin e bukur të Korçës.  Një koleksion fantastik i mjeteve historike u paraqit për kontroll nga specialistët tanë, të cilët kujdesen që çdo detaj të jetë perfekt. 

Në këtë mbledhje, pamë disa mjete klasike që kanë marrë statusin para 4 vitesh, si dhe disa mjete të tjera që na rikthyen në vitet e arta të automobilizmit.  Nga sedanët e hijshëm të viteve ’60-’70, te furgonat retro motoçikletat dyvendëshe e ato me kosh —të gjitha këto na kujtuan rëndësinë dhe bukurinë e diversitetit të mjeteve klasike. 

Mjetet e paraqitura në komision ishin:

- 1975 Volkswagen Beetle

- 1983 Volkswagen T3 

- 1982 Mercedes Benz Gazelle Replica

- 1956 BMW R25 

- 1983 Yamaha SR 

- 1960 DNEPR M72 

- 1967 Mercedes Benz 190 W110 

- 1985 Jawa 639 

- 1983 MZ ETZ 

- 1983 Jawa 559 

- 1966 Mercedes Benz 220 W111 

- 1967 Cadillac De Ville 

Për më shumë informacione, vizitoni:  www.retro.al


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”