Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale Laç, kantier pune për transformim rrënjësor dhe kushte dinjitoze shërbimi

You are here

   

Vijojmë punimet për kompleksin e ri të Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Laç (Kurbin)! Kantiere pune për transformim rrënjësor e kushte dinjitoze shërbimi!

-Rehabilitim i të gjithë territorit duke përfshirë dhe rrugën hyrëse.

-Zgjidhje përfundimtare e problemit të përmbytjes duke krijuar rrjetin inxhinierik, drenazhim dhe sigurim të rrethimit!

-Ndërtim i ri me standarde dhe cilësi të lartë, sisteme sigurie, ndriçim oborri!

-Hapësirë e dedikuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e arkivës në kushte optimale për ruajtjen e dokumenteve!

-Sallë të re të regjistrimit dhe të drejtuesve të mjeteve!

-Sallë të re të testimit me të gjitha  elementet e monitorimit të testimit teorik!

-Kapanoni i kontrollit fizik e konstruktiv!

-Mobilim dhe pajisje të reja!

-Rrjete të reja elektrike, informatike dhe inxhinierike!

-Sistem kondicionimi dhe ventilimi!

-Brandim dhe veshje strukturore, sinjalistikë e re!

Investimi kryhet tërësisht me fondet e DPSHTRR. Suksesi dhe rekordet e 2019-ës i rikthehen qytetarëve. Për këtë drejtori, vjet iu shërbye  50,432 drejtuesve të mjeteve, ku rezultojnë 30,969 mjete të regjistruara dhe ku në total pritet të realizohen mbi  100 mijë shërbime në vit, duke e renditur të dytën për veriun, pas DRSHTRR Shkodër dhe të gjashtën në rang vendi. Shënim: 2 objektet e vjetra përdhese do shemben pas kalimit të shërbimit tek selia e re! Me punë dhe vullnet ndërtojmë #ShqipërinëQëDuam #RevolucioniDPSHTRR #MIE #InvestimeJetike #DRSHTRRLaç #TransformimiDPSHTRR #PunëKudo #VëmendjaTeQytetarët #Rilindje #Shtet #ShêrbimeCilësore #PunësimZhvillim #AutomotorizimiShqiptar

Të lidhura