Komunikimi me Qytetarët Motivon e Ndihmon në Përmirësimin e Shërbimit

You are here

Vetëm gjatë muajit Gusht, janë realizuar mbi 1,300 telefonata dhe mbi 230 anketime në terren me qytetarët, si pjesë e rubrikës "Zëri yt dëgjohet" ku janë evidentuar çështje të ndryshme për të cilat duhet të punojmë edhe më shumë për t’i përmirësuar si: koha e shërbimit, menaxhimi i radhës, si dhe komunikimi me qytetarët në sportel.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon të gjithë qytetarët që janë bërë pjesë e anketimeve tona me vlerësimet pozitive por edhe me sugjerimet e tyre.

Gjithashtu, mirënjohje e falenderim të gjithë punonjësve të drejtorive rajonale për përkushtimin e tyre në ngritjen e standardeve të shërbimit.

Në galeri pasqyrohen fotot nga takimi me koordinatorët e marrëdhënieve me publikun dhe kryetarët e degëve të burimeve njerëzore të 13 drejtorive rajonale.


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”