Konkursi Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore në Zadar, Kroaci në 24-27 shtator

You are here

Një biçikletë ,një jelek të verdhë dhe një kaskë për mbrojtje.

Në datat 24-27 shtator, do të zhvillohet edicioni i 35-të i Konkursit Evropian Edukativ për Sigurinë Rrugore në Zadar, Kroaci. 

Shqipëria do të përfaqësohet nga nxënësit e shkollës "Servet Agolli" të Pogradecit, që fituan në Konkursin Kombëtar Edukativ "Të Sigurt mbi Dy Rrota 2022” të organizuar nga Automobile Club Albania - ACA, pas një rrugëtimi të gjatë në qytete të Shqipërisë, me një pjesëmarrje dhe interes masiv të fëmijëve të moshës 10-12 vjeç! Aktivitete të tilla synojnë njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë.

Ekipi i Sigurisë Rrugore në Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të mbështesë nga afër ekipin përfaqësues shqiptar duke i uruar me gjithë zemër sukses.