Kontrolli pranë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në shitblerjen e mjeteve të reja dhe të përdorura!

Data e lajmit: 27 Jun 2024

Vijon kontrolli pranë çdo subjekti që ushtron veprimtari të shitblerjes së mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove të reja ose të përdorura, në zbatim të Ligjit Nr.9573, datë 03.07.2006 i ndryshuar.

Sjellim sërish në vëmendjen e të gjithë subjekteve në rolin e shitblerjes së mjeteve rrugore që DPSHTRR do të kryejë kontroll për:

  1. Licencën
  2. Pajisjet, instrumentet në përdorim.
  3. Ambientet e punës.
  4. Regjistrin e veprimtarisë.

Këto subjekte kanë detyrimin e një Përgjegjësi Teknik të pajisur me DAP si dhe autorizim nga prodhuesi i mjeteve për ushtrimin e kësaj veprimtarie.