Kontrolli Teknik nën administrimin e DPSHTRR - Risitë lehtësuese për qytetarët

You are here

Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore, rikthehet ekskluzivisht nën administrimin e DPSHTRR-ës, tek të 15 qendrat.

Risi lehtësuese për qytetarët, pa rritur tarifat.

• Autoveturat e motomjetet e reja (regjistrim për herë të parë/0 km) nuk kolaudohen 3 vitet e para (çdo mjet tjetër i ri nuk kolaudohet vitin e parë)

• Mjetet autovetura e motomjete me km, kolaudohen çdo 2 vjet.

• Taksi, autoshkolla, mjete transporti udhëtarësh (autobus), mjete transporti speciale, ambulanca dhe mjete transporti mallrash kolaudohen çdo 1 vit.

• Afatet e reja do t’i njihen çdo mjeti me Certifikatë Kontrolli Teknik që ka datë skadence pas datës 23.12.2020.

(Mjetet e reja të regjistruara për herë të parë do të përfitojnë periudhën përkatëse pa detyrim kolaudimi)

 KUJDES:

• Mos qarkulloni pa paguar taksat vjetore të mjetit dhe pa rinovuar TPL-në (siguracionin e detyrueshëm) në datat përkatëse çdo 1 vit!

• Riparoni në afatet ligjore mjetet rrugore! Kontrolloni mjetin përpara çdo udhëtimi!

• Drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për gjendjen teknike, funksionale dhe sistemet e mjetit përpara çdo lëvizjeje në qarkullim, sipas Kodit Rrugor: Neni 71, pika 5 dhe Neni 78, pika 4!

 www.dpshtrr.gov.al

#DPSHTRR #MIE #StandardeMëTëLarta #KontrolliTeknik #AutomotorizimiShqiptar 


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”