"Korridori i gjelbër" në Ballkan - Lehtëson kalimin e mallrave të nevojës së parë ndaj COVID-19

You are here

Me VKM-në nr. 269, datë 01.04.2020 Qeveria Shqiptare ka miratuar krijimin e “Korridorit të Gjelbër” për lehtësimin e transportit dhe tregtimit të mallave brenda Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së Covid-19 nëpërmjet identifikimit të një numri të kufizuar të pikave të kalimit kufitar dhe që duhet të funksionojnë në të gjitha rrethanat.

Në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë përcaktuar pikat lidhëse ku do të lejohet qarkullimi i lirë i kamioneve të mallrave pa u vonuar në dogana si dhe janë parashikuar një numër të kufizuar pikash karburanti gjatë rrugës në mënyrë që të jenë 24/24 për plotësimin e nevojave të kamionëve që do të transportojnë mallra të nevojës së parë si ilaçe, pajisje mjekësore, ushqim etj që lidhen me situatën e COVID 19.

Në korridorin A (brenda Ballkanit Perëndimor):
- SRB-MK (Preshevë/Tabanovce) 
- SRB- MNE (Dobrakovo/Gostun) 
- SRB-KOS (Merdare/Merdare) 

Në Portin e korridorit të Barit (MNE) 

Në Korridorin B: 
- MNE-KOS (Kula/Kulina).

Në Korridorin C: 
- Porti i Durrësit (ALB);
- KOS-ALB (Vermice / Morine); 
- MK-KOS (Bllacë / Hani i Elezit); 
- ALB-MNE (Hani i Hotit / Bozaj);
- ALB-MK (Qafë Thanë/Kjafasan).

- Tregtimi i mallrave duhet të kryhet pa pengesa, sidomos për mallrat thelbësore si: furnizimet ushqimore, bagëtitë, ushqimi i kafshëve, kimikatet dhe furnizimet dhe pajisjet mjekësore thelbësore.
- Kontrollet standarde për cilësinë e mallrave do të vazhdojnë në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
- Duhet të sigurohet furnizimi me karburant përgjatë “Korridorit të Gjelbër”.
- Automjetet dhe anëtarët e ekuipazhit duhet të jenë objekt i kontrolleve shëndetësore dhe sanitare. Kontrollet sanitare (nëse operojnë) duhet të jenë 24 orë.
- Mund të vendosen kufizime për numrin maksimal të kamionëve të caktuar në ditë, me kusht që të merren vesh në mënyrë të koordinuar përmes Trupit Koordinues të CEFTA-s dhe të jetë komunikuar qartë. 
- Mund një vendoset një planifikim i thjeshtë për eliminimin e rradhës në kufijtë e jashtëm të shteteve anëtare të BE, nëpëmjet një shërbimi “Call Center” që duhet të ngrihet nga autoritet doganore. Kur koha dhe burimet e lejojnë, duhet të ngrihet një platformë dixhitale për planifikimin me qëllim shmangien e rradhës në pikat e kalimit kufitar.
- Nëse këto mallra transportohen nëpërmjet porteve, të gjitha operacionet doganore të kryhen të njëjta me ato të propozuara për pikat kufitare tokësore, duke vendosur disa "korsi të gjelbra" për të shpejtuar procedurat, duke siguruar një furnizim të shpejtë për përdoruesit fundorë.

Kujdes! Është hequr karantinimi 14 ditor për shoferët e transportit të mallrave ndërkombëtare dhe kalimi i tyre shoqërohet me një kontroll të rreptë mjekësor në pikat kufitare.

* Informacionin e plotë e gjeni në VKM Nr.269 bashkëlidhur në njoftim.

Tags: