KUJDES nga shenjat e lodhjes në timon

You are here

   

KUJDES nga shenjat e lodhjes në timon!

E dinit se, sipas statistikave, ndjesia e lodhjes në timon është shkaktare e gati 20 % të aksidenteve rrugore çdo vit në botë?

Aksidentet që shkaktohen nga lodhja në timon mund të rezultojnë në dëmtime serioze ose fatalitete, pasi drejtuesit kanë më pak të ngjarë të përdorin frenat ose të ndërmarrin veprime apo reagime të shpejta për të shmangur përplasjen.

Disa shenja paralajmëruese të lodhjes janë listuar si më poshtë:

▪ vështirësi për t'i mbajtur sytë hapur,
▪ devijimi herë pas here nga korsia,
▪ koka e rënduar,
▪ turbullimi i shikimit,
▪ ulja e përqendrimit,
▪ reagimi i ngadaltë në timon, etj.

MOS i injoroni këto shenja të qarta, duke rrezikuar kështu jo vetëm jetën tuaj, por edhe jetën e të tjerëve përreth jush!

Kujdes
Lodhja nuk shkaktohet vetëm nga mungesa e gjumit.

Disa ilaçe, një vakt i rëndë, ose një takim i gjatë gjithashtu mund t'ju shkaktojnë lodhje gjatë kohës që jeni në timon.

#JetaJuajështëERëndësishme #KiniKUJDESkurNgisniMakinën #BëhuniTëPërgjegjshëm