Mbështetje prej 100 lekë të reja për çdo litër naftë!

You are here

Mbështetja prej 100 lekë të reja për çdo litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, pra qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3-mujore, është një ndihmë e jashtëzakonshme siç është edhe situata që po jetojmë për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë!
Faleminderit Qeverisë Shqiptare! Fondi prej 500 milionë lekë të reja, i vënë në dispozicion, do të disbursohet direkt nga DPT për të gjitha subjektet, çdo muaj, duke lehtësuar aktivitetin e tyre që është jetik për të gjithë qytetarët, dhe mbrojtur çmimet e biletave të cilat nuk duhet të rriten nga kriza aktuale globale!

 

Tags: