Me ndalesën e fundit në Shkodër, u përmbyll një udhëtim i bukur dhe plot kuptim me Nona Festival

You are here

Me ndalesën e fundit në Shkodër, u përmbyll një udhëtim i bukur dhe plot kuptim me Nona Festival — pas aktiviteteve shumëngjyrëshe e plot energji që zhvilluam në Përmet, Fier dhe Tiranë.

Vogëlushët u bënë pjesë e një rrugëtimi edukues ku argëtimi dhe mësimi u bashkuan për të folur për sigurinë rrugore. Përmes lojërave, pyetjeve dhe situatave zbavitëse, ata mësuan se kujdesi në rrugë dhe respektimi i rregullave janë çelësi për një komunitet më të sigurt.

Me buzëqeshjet dhe energjinë e tyre, fëmijët na kujtuan se edukimi për sigurinë fillon që në fëmijëri, me dashuri, shembull dhe përgjegjësi.

Ky ishte kapitulli i fundit i një serie plot dritë, bashkëpunim dhe frymë pozitive, që udhëtoi nga jugu në veri për një të ardhme më të sigurt në rrugë!


"DPSHTRR është e certifikuar sipas standardit ISO 9001:2015 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë nga TÜV Rheinland.

Për të verifikuar vlefshmërinë e certifikatës klikoni këtu / skanoni kodin QR.”