Mjetet Green/ Shqipëria Drejt nnë të Ardhme Ekologjike

You are here

Falë vëmendjes dhe incentivave të Qeverisë Shqiptare për nxitjen dhe promovimin e lëvizjes ekologjike, kemi rezultate fantastike drejt mobilitetit GREEN në vitet e fundit.

  • 571 Mjete 100% Elektrike, ose +1443% nga viti 2019, regjistruar të reja, për herë të parë, në 10-mujorin Janar-Tetor 2022.
  • 1,432 Mjete numëron flota vendase All-Electric në Tetor 2022, ose +718% nga viti 2019! 
  • 17,009 Autovetura të regjistruara për herë të parë me kategori mjedisore >= Euro5, gjatë Janar-Tetor 2022 (+98.8% nga viti 2019)!

Impakti mjedisor

753,720 kg Co2/Vit më pak falë mjeteve All-Electric gjatë periudhës Janar-Tetor 2022, ose sa 25,124 pemë të rritura (1 pemë absorbon rreth 30 kg CO2/vit)!

Nga 7 Nëntori 2019, DPSHTRR rimburson çdo tarifë të regjistrimit për herë të parë për Mjetet e reja Elektrike & Plug-in! 

Gjithashtu, mjetet  u përjashtuan nga pagesa e TVSH-së.

Nisma të cilat përkthehen në shifra konkrete kursimi për qytetarët/subjektet që importuan dhe regjistruan Mjete GREEN  nga Tetori 2019 deri në Tetor 2022!

711 milionë Lekë të reja u janë kursyer qytetarëve/subjekteve nga regjistrimi me tarifa zero dhe nga heqja e TVSH-së.

Shqipëria drejt një të ardhme ekologjike.


Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga