Ndalesa jonë e radhës ishte në Shkollën e Bashkuar “Shefqet Dosku”, në Librazhd.

Data e lajmit: 05 Nov 2025

 

Ndalesa jonë e radhës ishte në Shkollën e Bashkuar “Shefqet Dosku”, në Librazhd ku zhvilluam një aktivitet plot ngjyra, energji dhe mësim mbi sigurinë rrugore.

Fëmijët morën pjesë me shumë entuziazëm, duke mësuar si të jenë të kujdesshëm në rrugë, të respektojnë semaforët dhe shenjat rrugore, si edhe rëndësinë që ka çdo veprim i tyre për të mbrojtur jetën.

Përmes lojërave dhe shembujve praktikë, ata kuptuan se kujdesi është çelësi i sigurisë.

Një ditë e mbushur me dije, buzëqeshje dhe energji pozitive!