Ndërhyrjet infrastrukturore në Qendrën e Kontrollit Teknik Drshtrr Gjirokastër

You are here

Janë drejt përfundimit ndërhyrjet infrastrukturore të Qendrës së Kontrollit Teknik, në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të qarkut Gjirokastër.

Riorganizimi i oborrit funksional, vijëzimet e nevojshme, parkimet, minipoligoni i testimit praktik të manovrës së parkimit, udhëzuesat e sinjalistika orientuese janë pjesë e ndërhyrjeve infrastrukturore të kësaj qendre, të cilat do të ofrojnë kushte më bashkëkohore pune e shërbimi, brenda e jashtë, për punonjësit dhe qytetarët. 

Ky qark ofron shërbime për 7 bashki: Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Dropull, Këlcyrë, Libohovë dhe Memaliaj, ku janë 19,963 mjete dhe 39,638 drejtues mjeti.

Investimet në këtë drejtori rajonale janë pjesë e vetëfinancimit nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, projekt nga paketa e ndërhyrjes transformuese të shërbimeve të transportit rrugor anembanë vendit.