Ndryshime në sektorin e Autoshkollave, sigurinë rrugore dhe për drejtuesit e mjeteve!

You are here

Me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, risi dhe ndryshime pozitive vijnë për sektorin e Autoshkollave, Sigurinë Rrugore dhe për drejtuesit e mjeteve me Udhëzimin e ri të MIE, Nr. 9, dt. 14.4.2022.
Disa prej ndryshimeve kryesore:
1. Drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e Leje Drejtimit, që u hiqet Leje Drejtimi për shkelje të rënda e të përsëritura do t’i nënshtrohen kursit nga e para në Autoshkollë, e pastaj do të paraqiten për Testim Teorie (30 fjali me norma sjellje me jo mbi 3 gabime) dhe Testim Praktike pranë DPSHTRR për rifitimin e Leje Drejtimit!
2. Kalohet direkt nga kategoria B në kategorinë D1 (mbi 21 vjeç) për Leje Drejtimi për mjete deri 15+1 vende si dhe të drejtë Deshmie Taksisti, dhe në kategorinë D (mbi 24 vjeç) pa kaluar më detyrimisht kategoritë C1, C! Gjithashtu në vijim kalohet nga kategoritë C te D e anasjelltas në çdo rast.
3. Njihet e drejta për ndihmë të specializuar, nga DPSHTRR ose ekspertë të zyrtarizuar, me zë/lexim ose gjuhë shenjash, për aplikantët për Leje Drejtimi me aftësi të kufizuara leximi ose dëgjimi që hyjnë në Testime Teorie e Praktike!
4. Nëse ke kategorinë B dhe je mbi 24 vjeç, kalohet direkt për kategorinë e Leje Drejtimit A (motomjet), pa kaluar më nga kategoritë A1, A2!
5. Shtohet Testi i Praktikës për Ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 cc, jo mbi 45 km/h) si kërkesë e Direktivave EU dhe e Marrëveshjeve të Njohjeve & Konvertimit!
6. Institucionalizohet përcaktimi i një kostoje dysheme për kurset në Autoshkolla që do të zyrtarizohet çdo fundviti si referencë e detyrueshme, pas një koordinimi zyrtar mes DPSHTRR, DPT dhe Përfaqësuesve të Autoshkollave!
7. Unifikimi dhe miratimi i materialeve didaktike, manualeve të përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtuale, nga DPSHTRR!
Disiplinim i lejes së aktivitetit për hapjen e Autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë, forcim i rolit dhe përgjegjësisë së Drejtuesit Teknik të Autoshkollës, ulje e moshës së mjeteve që i shtohen në vijim flotës së Autoshkollimit!
Pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe afateve ligjore të njoftimit të fjalive të testeve të përshtatura, do të nisi zhvillimi informatik për zbatimin jo më vonë se 1 Qershori të ndryshimeve që sjell ky Udhëzim i ri! Detaje më të hollësishme do të jenë në: www.dpshtrr.gov.al. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falenderon përfaqësuesit e Autoshkollave dhe ekspertët për bashkëpunimin!

Certifikuar sipas Standardit ISO 9001 nga